17:21 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Përkthyesi nuk ia përcjell pyetjen trajnerin, përgjigjet vetë për takimin e Muricit me një femër

Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka publikuar disa pamje kur një vajzë është futur në hotelin ku ka qëndruar Kombëtarja e Kosovës dhe ka festuar me portierin Aro Muric.

Në këtë situatë të pandemisë kur edhe mediat nuk po lejohen të afrohen me lojtarët, vajza në fjalë qau “sigurinë” për të qëndruar afër gardianit të Kosovës.

Për këtë situatë është pyetur trajneri Bernard Challandes mirëpo përgjigje ka dhënë vetë përkthyesi, njëherit edhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.

“Me Aro Muric nuk ka ndodhur asgjë, nuk qëndron ajo që është raportuar në mediet, fotografia është bërë në hollin e hotelit dhe jo në dhomë, ajo nuk ka qenë e zhveshur, nuk ka pasur alkool”.

“Aro, si gjithë lojtarët e kombëtares i është përgjigjur me mirësi kërkesës së një vajze për një fotografi e cila ka qenë në hotel, s’ka pasur asgjë të turpshme”, ka thënë Shala. /IndeksOnline/