07:07 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Përkujtohet masakra e Mejës

Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Aty do të bëjë homazhe edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse, në orën 12:00, do të mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë.

Temat: