18:39 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përkundër raporteve të tensionuara politike, i pari i FFK-së ftohet në Bosnje

Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot, në Sarajevë ka mbledhur drejtues të FIFA-s, UEFA-s si dhe krerët e të gjitha federatave të rajonit në manifestimin me rastin e inaugurimit të Shtëpisë së saj të rinovuar që u ndihmua edhe nga UEFA.

Ishte edhe vet presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin i cili po shoqërohej nga Thierre Favre e Zoran Lakoviç si dhe Bjorn Vasallo nga FIFA, që morën pjesë në këtë inaugurim, e ku mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FF të Maqedonisë, Muhamet Sejdini.

Fjalën e rastit e mbajtën presidenti i FF të Bosnjës e Hercegovinës, Elvedin Begiçi dhe presidenti i UEFA-s z. Çeferin, transmeton IndeksOnline.

Këtë event krerët e federatave të rajonit e shfrytëzuan për bashkëbisedim në drejtim të rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndër rajonal me qëllim të zhvillimit e përparimit të futbollit.

Ndërkaq, presidenti Ademi mori urime nga të gjithë për sukseset e Kombëtares duke theksuar se loja e Kosovës i kishte impresionuar shumë.

Presidenti Ademi duke i falënderuar theksoi se kemi një Kombëtare të re me djem tejet ambicioz dhe po punojmë shumë në ngritjen cilësore të saj./IndeksOnline/

Temat: