14:20 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përleshja midis Rexhës dhe Da Silvës, presidenti i Niklit tregon a do të ndëshkohen lojtarët?

Ndeshja midis Vushtrrisë dhe Feronikelit, ku mysafirët fituan 0:1 është përfolur shumë.

Ajo ndeshje ka krijuar debate për referimin, por edhe një përleshje midis lojtarëve të Niklit, Da Silva dhe Kastriot Rexha.

Edhe pse prishen imazhin e lojës së kampionëve në fuqi, trajneri Vukiçeviq përsëri i përfshiu në formacionin kundër Drenicës.

Indeksonline ka kontaktuar presidentin Naser Ramaj, i cili është pyetur nëse lojtarët do të ndëshkohen.

Ramaj ka thënë se ka qenë në udhëtim jashtë Kosovës dhe kur të kthehet do të vendosë për rastin.

Sa i përket rastit në ndeshje, nuk kam qenë në atë ndeshje dhe kur të kthehem do t’i shohim të gjitha“, ka thënë Ramaj.

Rexha dhe Da Silva u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas kësaj përplasjeje. /IndeksOnline/