10:58 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përleshje fizike në mes 7 personave në Prizren, njëri prej tyre shtiu edhe me armë

Shtatë persona u përfshinë në një përleshje fizike që ndodhi dje në Prizren.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lidhur me këtë, më vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/