14:03 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përleshje mes deputetëve serbë në Kuvend (Video)

Lideri i lëvizjes opozitare serbe, Dveri Boshko Obradoviq ka goditur me miun e kompjuterit, presidentin e Komitetit Administrativ të Kuvendit, Aleksandar Martinoviq.

Incidenti ndodhi në seancën e bordit, ku u diskutua për dënimin monetar të deputetëve për shkak të paralajmërimeve të bëra, transmeton Indeksonline.

Pas një diskutimi verbal, Obradoviq iu drejtua Martinoviqit dhe në debat e sipër ai mori miun e kompjuterit dhe e hodhi në drejtim të tij. Por miu nuk arriti ta godas fytyrën e tij, pasi ishte i lidhur me kabllo dhe nuk arriti deri aty. Martinoviq u ngrit ashtu si edhe anëtarët e tjerë të komisionit, duke thënë “nuk mund të më provokosh në Kuvend”./Indeksonline/

Klikoni këtu për ta parë videon.