10:53 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përleshje në Istog mes dy të dehurve

Dy persona, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete, në rrugën “20 qershori” në Istog.

Sipas policisë dy të dyshuarit janë arrestuar.

Për shkak të lëndimeve të marra dy të dyshuarit e gjinisë mashkullore kanë pësuar lëndime trupore dhe për këtë kanë marrë tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohen ne mbajtje./Indeksonline/