15:06 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Përleshje në Prishtinë, plagoset me thikë një shtetas i huaj

Një përleshje në mes të disa personave në Prishtinë, ka eskaluar deri në përdorimin e armës së ftohte, ku si pasojë, një person është plagosur.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mesditën e sotme.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Në ora 12:40 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë (thikë) është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur më rrethanat e këtij rasti, ndërkaq aktuelisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.