75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / MSH1

Përleshje në tribunat e ndeshjes Prishtina e Re-Drenica, lëndohet një tifoz

Një person është lënduar, si pasojë e një përleshjeje që ndodhi sot ndërmjet tifozëve në ndeshjen Prishtina e Re – Drenica.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai pohoi se përleshja dhe intervenimi i policisë ka çuar në arrestimin e dy personave.

“Mund të konfirmoj se dy të dyshuar janë arrestuar. Njësitet relevante po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit” deklaroi Pllana.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës së Re dhe Drenicës u zhvillua në Hajvali, ku mysafirët mposhtën nikoqirët me rezultat 2:3./IndeksOnline/