11:23 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Përmbaruesit mund t’i kontaktojnë qytetarët amerikanë edhe në rrjete sociale

Byroja Amerikane e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit ka marrë vendimin që përmbaruesve i’u lejohet që të kontaktojnë qytetarët që nuk kanë paguar kreditë edhe në rrjetet sociale.

Shumë njerëz e kanë kundërshtuar këtë rregull të ri për shkak se e kanë quajtur si dhunim të privatësisë, shkruan BBC.

Përmbaruesit kanë të drejtë që t’i çojnë mesazh qytetarit por jo t’i lënë koment në postimet e tyre.

Drejtuesi i një kompanie që merret me mbledhjen e borxheve deklaroi se ky është një hap i vogël në modernizimin e komunikimit me klientët.

Kritikët e vendimit mendojnë se mesazhet mund t’iu çohen personave të gabuar pasi një pjesë e qytetarëve nuk i përdorin në mënyrë të vazhdueshme rrjetet sociale.

Vendimi pritet të prekë miliona amerikanë.