12:30 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përmbyten rrugët e Durrësit, në disa zona banesat nën ujë

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në qytetin e Durrësit.

Në disa zona uji, ka dalë mbi rrugë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

Në zonën e ish-kenetës banorët raportojnë prezencë uji rreth banesave, për shkak të bllokimit të kolektorëve.

Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan rajonin e Lezhës mbrëmjen e së enntes krijuan probleme në disa zona.

Vërshimi i menjëhershem i ujerave solli përmbytjen e disa rrugeve, bllokut të banimit 11 janari në lagjen “Besëlidhja”.

Ndërkohë në verilindje të vendit raportohen rrëshqitje dheu dhe gurësh kryesisht në rrugët rurale në Kukës e Tropojë.