75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përmbytjet, evakuohen 70 familje në Novoselë

Pas situates së perkeqësuar të mottit pas reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të lumenjëve ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga disa zona.

Në Novoselë të vlorës 70 familje u evakuuan, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Teksa nga Shtabi i Emergjencave theksohet se prurjet do të vijojnë të jenë të larta. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se në gadishmëri është pushteti vendor dhe ushtria.

Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.

Temat: