08:20 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përmbytjet, në Fier dhe Vlorë evakuohen disa familje (Foto)

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë sërish përmbytje në disa zona në Fier dhe Vlorë. Shtabi i Emergjencave ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar në këto zona, ku më problematikja mbetet Novosela dhe Ferrasi në të cilën ka nisur edhe evakuimi i disa familjeve.

Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat. Po kështu janë vënë në dispozicion edhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse.

3974290f-0e43-41af-a20f-e101947875b9 e73d17bc-eb1b-49fe-9552-7bb61972a9f8 5b641633-bdd1-4c6f-bc94-734bda584a1d