07:43 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përmbytjet në Greqi, autoritetet nisin hetimin për shkaqet e katastrofës

Autoritetet në Greqi kanë nisur hetimet për shkaqet e përmbytjeve të mëdha që shkaktuan 16 të vdekur, 23 të plagosur dhe të paktën 4 të zhdukur.

I fundit që u gjet i pajetë ishte një 60-vjeçar, në qytezën e Nea Peramos-it. Një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë planifikimi jo i rregullt urban .

Ekipet e emergjencave janë angazhuar plotësisht për gjetjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Operacionet e shpëtimit vijuan pa ndërprerje edhe gjatë natës, në të gjitha lagjet periferike të Athinës, që janë edhe zonat të goditura më rëndë nga përmbytjet.

Autoritetet njoftuan për 86 raste të ndërhyrjeve për të evakuuar banorët e rrethuar nga uji nëpër banesa, biznese, apo në automjetet e mbetura në mes të rrugëve të përmbytura. Me qindra janë ndërtesat që janë shndërruar në të pabanueshme