20:42 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Përmisohet gjendja shëdetësore e kryeministrit britanik, del nga kujdesi intensiv

Kryeministri britanik Boris Johnson është zhvendosur jashtë kujdesit intensiv, por mbetet në spital, tha Downing Street- transmeton Indeksonline.

Johnson ka marrë trajtim për koronavirus në Spitalin St Thomas ‘në Londër që nga e diela, dhe se tani gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.

“Ai është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku do të marrë një monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”, ka thënë një zëdhënës i tij./Indeksonline/