14:20 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përpjekjet e para drejtë bashkimit PSD-Alternativa (Foto)

Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që në skenën politike të ndodhin disa ndryshime.

Indeksonline mëson se Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit ka nisur bisedimet për bashkëpunim me Alternativën e Mimoza Kusarit.

Madje në disa foto të bëra sot në kryeqytet, shihen Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda i Alternativës me Dardan Molliqajn e PSD-së pas një takimi që zhvilluan pikërisht për këtë çështje.

Kujtojmë se para disa ditësh, Shpend Ahmeti në cilësinë e kryetarit të komunës ka zyrtarizuar koalicionin me Alternativën për të bashkëqeverisur në Prishtinë.

Me marrëveshjen në fjalë, Alternativa ka marr nën udhëheqje Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinë. /Indeksonline/