19:00 / E Diele, 26 Maj 2024 / AR

Përplasen ish-at e Kylie Jenner në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë.

Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë edhe Alexander ‘AE’ Edwards, i dashuri i Cher.

Sipas zërave, përplasja ndodhi në festën e ‘The After’, e cila zhvillohet gjatë Festivalit  të Filmit në Kanë dhe organizohet në “Domeine La Dilecta”.

Ata u prezantuan në të njëjtën kohë në skenë nga Richie Akiva (organizuesi i festës), të cilit Travis i mori mikrofonin nga dora kur ishte duke prezantuar Tyga-n dhe AE. “Kemi T-Raww dhe A.E” tha Scott.

Pasi Tyga dhe AE u ngjitën në skenë, të dy iu kundërvunë Travis, i cili iu afrua Tyga-s dhe rojave të sigurisë duke bërtitur dhe ofenduar. “Doni të vdisni?”, pretendohet të ketë thënë Travis.

Sipas burimeve, Travis ishte ai që nisi sherrin dhe bashkë me skuadrën e tij po vepronin si ‘të çmendur’. “Ai po kërkonte të zihej me dikë, që të jem i sinqertë”, u shpreh burimi për Page Six. Më pas, kur dolën jashtë, ata u përplasën sërish dhe AE e goditi.

Në një video që është bërë virale, shfaqet AE duke e goditur Travis, i cili për pak bie nga skena. Një burim tjetër anonim theksoi se ai u rrëzua pas grushtave të AE.

Tyga dhe Kylie kanë qenë të lidhur për 2 vite dhe marrëdhënia e tyre nisi kur Kylie ishte 17 vjeç. Ndërsa Travis dhe Kylie qëndruan 5 vite së bashku dhe kanë dy fëmijë: Stormi dhe Aire.