13:52 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Përplaset kokë më kokë me Sadikun, Lopez dërgohet në spital në gjendje të rëndë (Video)

Portieri i Espanyolit, Diego Lopez ka pësuar një lëndim të rëndë në përballjen kundër Levantes. 

Gjatë pjesës së parë, ish-portieri i Milanit pati një përplasje kokë më kokë me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, shkruan IndeksOnline.  

Sipas një njoftimi nga skuadra spanjolle, Lopez është dërguar në spital pasi ka lënduar kokën dhe ka humbur vetëdijen. 

Sadiku luajti vetëm deri në fund të pjesës së parë, pasi kishte dhimbje të mëdha në kokë. 

Ndeshja mes Levantes dhe Espanyolit u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/