17:36 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përplasja e Haradinajt dhe Konjufcës: “Na keni lodhë, s’keni të drejtë…”

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës bërë vite më parë ka nxitur replika ndaj dy deputetëve, Daut Haradinajt të AAK-së dhe Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes.

Deputeti Haradinaj theksoi se LVV-ja kishte gabuar që nuk ishte distancuar ndaj sulmit të Kuvendit.  Mirëpo, Konjufca i hodhi poshtë këto dekarata të deputetit të AAK-së

“Nëse analizojmë shumë mirë ata cfarë tha zotëri Haradinaj sikur u bë pjesë e atij korit të pushtetit të mëhershëm që me kriju përshtypjen që VV me qenë fajtor, pse s’jemi distanu VV-ja prej sulmit në Kuvend. Lëvizja “Vetëvendosje” s’ka nevojë mu distanu, por e ka dënu sulmin e Kuvendit. Është pjesë e rezolutës që është lëshuar nga Kuvendi që ai sulm është quajtur i papranueshëm”, u shpreh ai, shkruan Indeksonline

Ndërsa, më pas reagoi deputeti Haradinaj. Sipas tij, Vetëvendosje po luan rolin e viktimës, si dikur Lidhja Demokratike e Kosovës.

“E kam thënë se kam qenë kundër Demarkacionit dhe Zajednicës, e thash edhe në këtë seancë është mirë me mendu atë sulm që Frashër Krasniqi është edhe deputet dhe që po kërkojmë drejtësi dhe i besojmë që është i pafajshëm, edhe unë besoj që është i pafajshëm. Mos u bëni viktimë o burra se na keni lodh, si LDK ktyenehere”, u shpreh ai. /Indeksonline/