10:24 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Përplasja në komision, Musliu dorëzon padinë ndaj Pecit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot do të dorëzojë padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Lajmin për EO e ka bërë të ditur vetë Musliu, e cila ka deklaruar se padinë do ta dorëzojë në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ne orën 11:00.

Ndryshe, padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.