75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përplasjet në Vetëvendosje, ja kur mblidhet Kryesia

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhje të përgjithshme në selinë e saj në Prishtinë.

Siç mëson Indeksonline përmes burimeve brenda kësaj Lëvizje, mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

Mbledhja në fjalë ishte caktuar të mbahet të shtunën por është shtyrë për sot pas zhvillimeve të shumta që ndodhën brenda këtij subjekti ku tashmë janë formuar dy grupe.

Gjithashtu në raportimet e fundit është bërë e ditur se tashmë nga i pari i kësaj partie, Visar Ymeri,është kërkuar largimi i deputetes Aida Dërguti./Indeksonline/