10:29 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Përqafimi i ngrohtë mes Ramës dhe Vuçiqit (Foto)

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku po marrin pjesë rreth 1000 përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Përshëndetje mes vete kanë shkëmbyer të gjithë liderët, por bie në sy një miqësi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Në këtë foto të realizuar nga momenti kur dyshja janë parë, shihen të përqafuar ngrohtësisht dhe në disponim. /Indeksonline/