15:55 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Përse Ariana Grande takoi të gjithë ish-at e saj?

Para dy ditësh Ariana Grande nisi turin e saj botëror “Sweetener”, ku përveçse dhuroi një super performancë, u kujdes që ta bënte të gjithë publikun të lotonte pasi bëri dhe një tribut për ish-të dashurin e ndjerë Mac Miller.

Dhe meqë ra fjala tek ish-të dashurit e yllit të popit, pak kohë para se të niste koncertet këngëtarja u pa në publik me disa prej tyre. Fillimisht Ariana kaloi pak kohë me reperin Big Sean, ndërkohë që u takua dhe me Ricky Alvarez.

Kujtojmë që këta të dy ishin pjesë e këngës “Thank U, Next”, së bashku me Pete Davidson dhe Mac Miller, projekt në të cilin Grande fliste për të gjithë historitë e dashurisë që ka pasur në të kaluarën.

Arsyeja pse artistja i ka takuar ish-partnerët është pasi ka dashur të rregullojë marrëdhëniet me ta, të paktën kështu thotë një burim për “Us Weekly”. “Pasi doli “Thank U, Next”, Ariana ishte duke shijuar jetën e saj si beqare, duke ndenjur me shoqërinë, duke mësuar gjëra të reja për veten.

Por pas disa javësh, ajo po përpiqej të kuptonte çfarë shkoi keq me lidhjet në të kaluarën”- thotë një nga miqtë e artistes- “Ajo nuk donte që të kishte kujtime të këqija dhe donte të përqëndrohej në fazën e re që e priste në jetë. Prandaj i takoi të gjithë ish-të dashurit, që të ishte në paqe me ta dhe të fokusohej tek vetja dhe tek koncertet.