22:06 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përse femrat po zgjedhin gjithmonë e më shumë lindjen natyrale?

Nëse nuk ka një kusht të caktuar që ju detyron të veproni ndryshe, duhet të lini natyrën të bëjë punën e saj.

Trupi i gruas është në gjendje të sjellë në jetë një fëmijë në mënyrën sa më natyrale dhe fiziologjike, madje dhe të përfitojë prej saj.

Përfitimet e lindjes natyrale: Edhe pse dhimbjet do të jenë të mëdha në fund, pra pasi fëmija ka ardhur në jetë, nëna do të ndihet shumë mirë me faktin që ishte në gjendje të përballonte lindjen, duke bërë që të ndihet energjike, duke bërë gjithashtu që edhe vetëvlerësimi të jetë më i madh. Përparësitë nuk janë vetëm nga ana psikologjike, por edhe nga ana fizike. Duhet të themi se qepjet që bëhen në zonë vaginale kërkojnë një kohë të shkurtër rikuperimi, shkruan living.al. Nëna do të jetë në gjendje t’i përgjigjet menjëherë nevojave të fëmijës, duke qenë në gjendje gjithashtu të ushqejë me gji më me lehtësi që në momentin e daljes nga barku të fëmijës.

Përfitimet për të porsalindurin: Hormonet e prodhuara nga nëna në momentin e lindjes do ta përgatisin edhe më shumë beben për të përballuar jetën jashtë barkut. Kalimi nëpërmjet kanalit të lindjes, do të matë edhe më tepër mushkëritë e bebes, duke i pastruar nga mbetjet e lëngut amniotik si edhe duke zgjeruar bronket. Gjithashtu në këtë proces favorizohet edhe zhvillimi i sistemit imunitar për shkak të kontaktit me bakteriet.

Temat: