16:04 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Përshkuani qindra kilometra në pak sekonda, filmimi nga perspektiva e shoferit të trenit mundëson përjetimin

Për të gjithë njerëzit që karantina i ka ndaluar të udhëtojnë, ka një mënyrë tjetër për të udhëtuar qindra kilometra në pak minuta.

Një video e filmuar në perspektivën e shoferit të një treni nga Edinburgh në Londër sapo është publikuar nga kompania LNER.

Në jetën reale do të duheshin rreth 4 orë e 44 minuta për ta përshkuar këtë distancë. Videoja e mundëson këtë në vetëm 6 minuta.