12:58 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Persona të pandërgjegjshëm djegin goma e kabllo në afërsi të Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë

Jo shumë larg Prishtinës, ndodhet Parku Rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”, një vend ky që po preferohet tej mase për ta kaluar vikendin.

I rrethuar me pisha e gjelbërim, me ajër të pastër e një pamje fantastike, ky park ndonëse plotëson kushtet e një vendi turistik, me gjithë investimet që Komuna e Fushë Kosovës ka bërë, qytetarë të pandërgjegjshëm po e ndotin dhe po rrezikojnë ta dëmtojnë atë, përcjellë Indeksonline.

Në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale mund të shihni se si qielli është bërë i zi nga tymi, pasi që Indeksonline mëson se disa persona kanë djegur goma dhe kabllo të ndryshme. Madje ata këtë gjest që është edhe i dënushëm e kanë bërë pikërisht tek një pjesë e parkut që janë mbjellur pisha të reja.

Kjo s’është hera e parë që në Kosovë bëhen gjeste të tilla, madje muajve të fundit jemi ballafaquar me qindra raste kur janë djegur fushat dhe tokat bujqësore./Indeksonline/