10:23 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Personi i maskuar e kap për fyti të miturin, pasi e zë në oborrin e shtëpisë së tij

Një person i moshës së mitur ka pësuar lëndime, pasi është kapur për fyti nga një person i maskuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas Policisë, i mituri kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë ka hasur në një person të maskuar i cili kishte një thikë dhe duke e kapur për fyti i ka shkaktuar lëndime.

I mituri është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, personi i maskuar kishte për qëllim të kryente vjedhje./Indeksonline/