18:40 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Personi i zhdukur nga dita e premte në Ferizaj, gjendet pa shenja jete

Avdyl Kqiku, qytetar nga komuna e Ferizajt ishte zhdukur nga e premta e kësaj jave.

Ndërkohë ai është gjetur pasditën e sotme pa shenja jete.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Viktima është gjendur pa shenja jete rreth orës 16:21. Një qytetar ka informuar se ka parë veturën e tij. Njësitet policore dhe Prokurori janë në vendin ngjarjes dhe janë duke bërë hetime te nevojshme”, ka thënë Gashi.

Ndryshe lajmin për zhdukjen e  tij e kishin bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social Facebook, të c ilet kërkonin ndihmë nga qytetarët që kushdo që ka dijeni për të apo e sheh atë, t’i lajmërojë./Indeksonline/

Zhduket një qytetar i Ferizajit, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij