11:54 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje: 38 vjeçari që u gjet i vdekur në Ferizaj ishte goditur me armë në fytyrë

38 vjeçari, Avdyl Kqiku është gjetur pa shenja jete mbrëmë pasi u raportua i zhdukur nga e dita premte e javës së kaluar.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës sot janë dhënë detaje shtesë se Kqiku është gjetur mbrëmë në afërsi të lumit dhe se kishte një plagë në fytyrë.

“Një mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur”, thuhet në raport.

Gjithashtu është shtuar se në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/

Personi i zhdukur nga dita e premte në Ferizaj, gjendet pa shenja jete