22:13 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Personi që dërgoi bombat në SHBA ishte përkrahës i Donald Trump

Gjatë ditës së djeshme pati një situatë emergjentë në Amerikë pasi u dërguan 13 bomba tek disa fytyra publike, që ishin kundërshtarët më të mëdhenj të Donald Trump, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme u kap njeriu që i kishte dërguar. Cesar Sayoc, 56 vjet u kap gjatë ditës së sotme në Florida.

CNN ka zbuluar një video ku shihet Cesar në një nga mitingjet e Donald Trump duke e përkrahu atë. Përveç këtij rasti, Cesar ishte i akuzuar edhe për pesë vepra tjera penale./Indeksonline/