18:56 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Personi që u arrestua në Prishtinë, sulmoi policinë gjatë kryerjes së detyrës

IndeksOnline, pak më parë ka raportuar për arrestimin e një personi në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, ndërsa ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

E këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë detaje mbi të dyshuarin.

“Përderisa policia ka qenë në një pikë kontrolli në rrugën “Nazim Gafurri”, ka ndaluar një person 35 vjeç, i cili ka penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare, dhe ai ka sulmuar ata.

Policia ka arrestuar të njëjtin dhe e ka dërguar në stacionin policor në procedim të mëtejmë”, ka thënë për IndeksOnline, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30./Indeksonline

PAMJE