Personi që vrau sot 12 persona në SHBA, “Vetmitar, kërcente vetëm në garazh”
Personi që banonte me vrasësin e 12 të rinjve sot në Kaliforni, thotë se ai ishte tip vetmitar, i çuditshëm e që kërcente vetëm në garazh.
“Ishte tip i çuditshëm. Mbyllej me çelës në dhomë e nuk dilte. Nuk e njoh dhe aq mirë”, thotë 35 vjeçari Uinet.
Ai nuk e mban mend të ketë qenë ndonjëherë i dhunshëm, por as nuk angazhohej që të ndihmonte dikë si shok. “Nuk ishte i dhunshëm, por ishte i lig. Nuk ndihmonte asnjeri për asgjë. Mendoja se ishte dembel. Rrinte i shkëputur”, thotë Uinet.
Top Channel