Përurohen hapësirat e renovuara të Laboratorit në Spitalin e Prizrenit

Janë përuruar hapësirat e renovuara të Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Me këtë rast Narqize Arënliu Hoxhaj, zv. drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, para mediave ka premtuar angazhimin për investime në të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së me qëllim të përmirësimit ambientit dhe kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët
“Me hapësirat e renovuara të laboratorit janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë për stafin e laboratorit si dhe ngitjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve për pacientë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.

Renovimi i hapësirave të laboratorit, është projekti i parë i nisur qysh në ditët e para të marrjes së detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, më 28 qershor të vitit 2022./Indeksonline/