14:42 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përurohet objekti i Ambulantes së mjekësisë familjare në Bradash

Sot kryetari i POdujevës, Agim Veliu ka përuruar objektin e ri të ambulantes së mjekësisë familjare në Bradash.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar foto nga përurimi i objektit të ndërtuar me buxhet të komunës.

“Sot përuruam objektin e ri të Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Bradash. Ky objekt i ndërtuar nga buxheti i Komunës ofron kushte më të mira dhe hapësirë të mjaftueshme për stafin mjekësor dhe për pacientët”, ka shkruar Veliu. /Indeksonline/

Temat: