75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përurohet ura që ndërtoi FSK-ja, ja kush ishte pjesëmarrës! [Foto]

Zëvendës ministri FSK-së, Burim Ramadani sot së bashku me Komandantin, Gjeneral, Rrahman Rama, Ministren shqiptare të Mbrojtjes, Lota Xhaçka dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Bardhyl Kollçakun kanë përuruar urën që ka ndërtuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ramadani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosova e ka për nder dhe krenari t’i ofrojë ndihmë shtetit shqiptar, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, ai ka shtuar se FSK gjithmonë do të jetë krenaria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova e ka për nder dhe krenari t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë.

Bashkë me Ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Gjeneral Bardhyl Kollçakun, e kolegë të tjerë, sot përuruam urën që ndërtoi FSK-ja.

FSK është krenaria e Kosovës.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngRitjen e urës mobile ,,Mabey Johnson” në fshatin Zëmblak të prefekturës së Korçës, më 3 shkurt dhe përfundoi ngritjen e saj në një afat rekord. Ura ka një gjatësi prej 54 metrash; është ngritur mbi lumin Devoll, dhe është nyje e rëndësishme për lëvizjen e përditshme të mijëra banorëve të fshatrave të prefekturës së Korçës./Indeksonline/