10:31 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Perushiq: Në Serbi flitet vetëm për ndarjen e Kosovës

Derisa në Kosovë po debatohet për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje përfundimtare, juridikisht të obligueshme, sipas studiuesit Tomislav Lulzim Perushiq, në shtetin serb debati po bëhet për diçka tjetër, ndarjen e Kosovës.

Sipas Perushiqit, atje nuk mendojnë se duhet të bëhet korrigjimi i kufijve, porse ndarja e saj.

“Në Serbi nuk flitet për shkëmbimin e territoreve, flitet veç për ndarjen e Kosovës më së shumti, do të thotë marrjen e veriut të Kosovës. Mendoj që shkëmbimi i territoreve është diçka shumë e komplikuar dhe shumë e rrezikshme sepse bëhet një precedent për ndarjen e shteteve, jo veç në rajon por edhe më gjerë. Qeveria e Serbisë, mendoj që ka për qëllim jo tamam me e marrë pjesën e Kosovës sepse bëhet fjalë për një pjesë të vogël, por e kanë për qëllim Bosnjën, ndarjen e Bosnjes dhe të ashtuquajturës ‘Republika Srbska’ që u krijua në 92-ën”, tha ai.

Perushiq, i cili po ndjek ligjëratat e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë, shpreh frikën e tij se me lojërat politike që po bëhen, rrezikon një ‘spastrim i mundshëm etnik’.

“Kosova është Kosovë dhe duhet me e pranu kështu. Duhet me u marrë më shumë me çka ka ndodhw gjatë luftërave, me viktimat e luftës, me të pagjeturit. Krejt këto janë lojëra politike që i bëjnë dëmw jo veç popullit shqiptar por edhe popullit serb, se veriu i Kosovës nuk është i banuar vetëm me serbw, ka edhe shqiptarw aty… Po ashtu, në luginën e Preshevës nuk ka vetëm shqiptarw, ka edhe serbw që jetojnë aty. Kjo do të thosha që edhe një pastrim etnik do të ndodhë nëse shkëmbejnë territoret. Mendoj se shqiptarët e veriut do të largohen me u shpërngul në jugw, serbët e luginës po dojnë me qëndru në Serbi. Mendoj se është shumë e rrezikshme”, thotë ai për KosovaPress.

Shprehja e bindjeve të tij politike, sipas studiuesit të gjuhës shqipe nuk është aq e lehtë në Serbi, pasi që folësi mund të përballet me një mori paragjykimesh.

“Unë nuk foli shumë për politikë me shoqërinë time. Unë e di se me kë mundwm me fol dhe me kë jo, sepse ka shumë njerëz kokëfortë dhe nuk ndryshojnë mendimin… Unë veç iu tregoj se shqiptarët janë njerëz sikurse krejt të tjerët dhe që janë shumë mikpritës. Bile nga përvoja ime, mendoj se shqiptarët kanë më pak paragjykime ndaj njerëzve sesa njerëzit në Serbi”, tregoi ai.

Sipas tij, njohja e ndërsjellët e gjuhëve do të bënte që shqiptarët dhe serbët të komunikonin më shumë mes vete, gjë që gradualisht do të normalizonte raportet mes tyre.