14:46 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / A. A

Përveç Beshiktashit, edhe Trabzonspori interesohet për Valmir Veliun

Llapi është i interesuar ta transferojë Valmir Veliun jashtë Kosovës.

Trajneri Tahir Batatina është në pritje të ofertave nga klubet e huaja.

Javën e kaluar, Indeksonline raportoi se Beshiktashi ka pasur negociata me Llapin për mesfushorin e Kosovës U21 dhe Batatina ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim.

Mësohet se edhe Trabzonspori ka kontaktuar Llapin për Veliun, duke shprehur interesim për kushtet e transferimit.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet, më 5 shkurt, kështu që do të ketë kohë edhe 4 ditë për të arritur marrëveshjen.

/Indeksonline/