15:45 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Përveç Eliza Hoxhës, kishte edhe artistë të tjerë që u ndaluan në kufi me Serbinë

Sot autoritetet kufitare serbe, kanë ndaluar një grup të artistëve nga Kosova të cilët ishin nisur për bë Beograd ku do të merrnin pjesë në një aktivitet kulturor.

Artistja Eliza Hoxha nuk ishte e vetme kur u ndalua për kontroll të fotografive nga kufitarët serbë në Merdare.

Baskë me të ishte edhe këngëtarja Adelina Thaçi, e cila është shprehur e lumtur që pas disa ore autoritetet serbe i kanë lën të lirë për të hyr në Serbi.

“Me ne fund na leshun ne kufi”, është shprehur këngëtarja Thaçi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe disa fotografi.