09:35 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përveç Prishtina – Ballkanit, sot zhvillohen edhe tri ndeshje interesante

Prishtina – Ballkani, nuk është ndeshja e vetme që zhvillohet sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në mesditën e sotme, Trepça’89 pret KEK-un në ”Riza Lushta”, ku me Sabit Osmanin, mitrovicasit synojnë fitore.

Pas 14 ndeshjeve, 89-shi renditet në vendin e nëntë me 16 pikë, ndërsa KEK-u është në formë të tmerrshme me vetëm një pikë.

Nga ana tjetër, lideri i ndeshjeve të kaluara në Superligë, Feronikeli synon të reagojë pas humbjes nga Prishtina, me fitore ndaj Ferizajt, transmeton IndeksOnline.

Drenicasit renditen në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Ferizaj është në vendin e parafundit me 14 pikë.

Dhe për fund, dueli më interesant i ditës së sotme zhvillohet në Gjilan.

Gjilani, në Stadiumin e Qytetit, pret Drenicën në kuadër të javës së 15-të në Superligës.

Pas 14 ndeshjeve, Gjilani renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë, teksa Drenica në vendin e shtatë me 3 pikë më pak.

Të gjitha ndeshjet e lartëcekura zhvillohen nga ora, 13:30./IndeksOnline/