10:44 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tri ndeshjet e Prishtinës para se të përfundojë stinori vjeshtor

Kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar në stinorin vjeshtor, dy kampionale dhe një ndeshje për Kupë në kuadër të 1/16 së finales.

Së pari ekipi udhëton të premten më 23 nëntor për t’u ndesh me Ferizajn në kuadër të javës së XV.

Ndërsa të martën më 27 nëntor në Skenderaj ndeshet me Drenicën për Kupë, transmeton IndeksOnline.

Stinori vjeshtor i kampionatit do të mbyllet më 2 dhjetor (ende s’është caktuar orari) me Dritën në Prishtinë në kuadër të javës së XVII.

Tre ndeshjet e ardhshme:

Java XVI: Ferizaj – Prishtina, e premte 23 nëntor – ora 13:30.
Kupa 1/16: Drenica – Prishtina, e martë, 27 nëntor – ora 12:30.
Java XVII: Prishtina – Drita, 2-3 dhjetor (orari s’është caktuar ende)./IndeksOnline