12:33 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pesë fotot më të pëlqyera në histori të Instagramit: Ronaldo me Kylie Jenner

Cristiano Ronaldo ka vendosur rekord për foton më të pëlqyer të postuar nga ndonjë sportist, por cila në të vërtetë është më e pëlqyera e të gjitha kohëve?

Bukuroshja Kylie Jenner, mban rekordin për foton më të pëlqyer në histori të Instagramit

Në fakt, ajo mban pozitat një dhe dy me foto të publikuara me fëmijën e saj. E para ka afër 18 milionë pëlqime (17,993,378), kurse e dyta 13,080,442.

Në vendin e tretë renditet postimi i Justin Bieber për fejesën me bukuroshen Hailey Baldëin. Kjo foto është si e treta më e pëlqyera në histori me 12,7 milionë pëlqime.

Kurse, CR7, që për nga sportistët është i pari, mban pozitat katër dhe pesë për nga fotot e pëlqyera në histori.Portugezi e ndërroi Real Madridin me Juventusin javën e kaluar dhe postoi në llogarinë personale “Forza Juve”, me fanellë të Juventusit.Katër ditë pas postimit, Ronaldo kaloi 11.7 milionë pëlqime, duke vendosur rekord për foton më të pëlqyer të të gjitha kohëve të postuar nga një sporti

st, zë vendin e katërt më e pëlqyera në histori.

Ndërsa në pozitën e pestë është po ashtu CR7 me foton me Georgina Rodriguez e Cristiano Junior, pak çaste pas lindjes së fëmijës së katërt, Alana Martina me 11,4 milionë pëlqime, shkruan Insporti.