18:27 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Pesë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë vazhdon të injorohet nga FFK

Një ndër gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit kosovar, padyshim që është edhe Genc Nuza.

Nuza është shpallur pesë herë gjyqtari më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Edhe për vitin e fundit ishte shpallur ‘bilbili’ më i mirë në Kosovë.

Përkundër këtij fakti, ai po injorohet nga Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve.

Nuza është deleguar në vetëm dy ndeshje të Superligës në stinorin pranveror, në takimin Drenica – Ferizaj dhe Gjilani Llapi.

Nuza gjithashtu ka referuar edhe në ndeshjet e Kupës, Ferizaj – Feronikeli dhe takimin e Ligës së Parë, Drenasi – Vëllaznimi, shkruan Zeri.

Kujtojmë se një gjyqtar i tillë është i kërkuar edhe i vlerësuar edhe nga klubet kosovare për shkak të reputacionin dhe korrektësisë.

Nuza në karrierën e tij ka referuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare pasi që e ka stemën e FIFA-s.