23:27 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pesë lojtarë të Real Madridit në formacionin e vitit – përfshirë edhe CR7

11-shja më e mirë e vitit nga FIFA e sezonit të kaluar është zgjedhur pas votave të futbollistëve.

Dhe formacioni në fjalë përbën lojtarët si De Gea, Dani Alves, Varane, Ramos, Marcelo; Hazard, Modric, Kanté; Mbappe, Cristiano dhe Messi.

Real Madridi, ashtu si edhe në sezonet e kaluara, edhe tani ka qenë në qendër të protagonistëve me katër lojtarë të zgjedhur në 11-shen më të mirë.

Por, pa harruar edhe Cristiano Ronaldon, i cili është në këtë formacion falë sezonit impresiv me Real Madridin, transmeton IndeksOnline.

Nga skuadra e Madridit që fitoi Champions Leaguen në Kiev, pesë lojtarë janë zgjedhur në krahasim me Barcelonën, që ka vetëm një lojtar në këtë formacion.

Ka pesë ndryshime nga sezoni i kaluar, ku tani mungojnë Buffon, Bonucci, Kroos, Iniesta dhe Neymar./IndeksOnline/