15:31 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Pesë ndeshje vendimtare për Interin

Inter-in e pret një muaj vendimtar. Zikaltrit janë në ndjekje të një vendi në Champions League, por rezultatet e fundit duket se e kanë vënë në rrezik objektivin e sezonit. Ka ardhur momenti i së vërtetës për Spalletti-n: tani ose kurrë më. Në pesë ndeshjet e ardhshme Inter do të përballet me Spal, Crotone, Bologna, Genoa dhe Benevento. Kundërshtarë të kalueshëm, kundër të cilëve Icardi me shokë nuk mund të gabojnë. Përndryshe Lazio dhe Roma mund të arratisen.  Pesë ndeshje për të vazhduar ndjekjen ndaj Champions League.

Lazio, që mban vendin e tretë në renditje, po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm, por në ndeshjet e ardhshme do të përballet me Milan, Genoa, Napoli, Verona dhe Sassuolo. Inter duhet të jetë gati të përfitojë nëse bardhekaltrit do të lënë pikë rrugës. E njëjta gjë vlen edhe për Roma-n, që ndodhet dy pikë larg zikaltërve në renditje dhe që në pesë ndeshjet e ardhshme do të përballet me  Samp, Verona, Benevento, Udinese dhe Milan.

Gjithashtu, Lazio dhe Roma do të luajnë edhe në kompeticionet europiane dhe rotacioni mund të ndikojë negativisht në ndeshjet e kampionatit. Duke parë renditjen, pas Napoli-t dhe Juventus, lufta për Champions League duket se do të jetë një garë mes tri skuadrash dhe muaji i ardhshmëm mund të rezultojë vendimtar. Veçanërisht për Inter, që nuk mund t’i lejoj vetes asnjë gabim tjetër. Treni i Champions-it nuk pret askënd.

5 ndeshjet e ardhshme

Java 22

SPAL-INTER

ROMA-SAMP

MILAN-LAZIO

Java 23

INTER-CROTONE

VERONA-ROMA

LAZIO-GENOA

Java 24

INTER-BOLOGNA

ROMA-BENEVENTO

NAPOLI-LAZIO

Java 25

GENOA-INTER

UDINESE-ROMA

LAZIO-VERONA

Java 26

INTER-BENEVENTO

ROMA-MILAN

SASSUOLO-LAZIO