11:21 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pesë persona ngacmojnë seksualisht dy femra

Një person egjiptian është arrestuar në Pejë të dielën. Ai së bashku me katër të tjerë kishte sulmuar dy femra rome.

Katër personat e tjerë janë ende në arrati. Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë, transmeton Indeksoline.

Ndërsa, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k egjiptian, pasi që i kishte sulmuar së bashku me katër të dyshuar të tjerë dy viktimat femra k/rome. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati”, njofton policia./Indeksonline/