Pesë pikat që tregojnë se Kombëtarja e Kosovës ka të ardhme të ndritur para vetes
Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e parë në Ligën e Kombeve, kompeticionin më të ri të UEFA-s.
Futbollistët e Bernard Challandes e kanë mposhtur Kombëtaren e Ishujve Faroe me rezultat solid, 2-0.
Golat për futbollistët kosovarë i shënuan Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu – dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Dhe të gjithë duhet të jemi krenar jo vetëm për rezultatin, por edhe për potencialin që treguan këta lojtarë, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte njëra prej paraqitjeve më të mira të Kombëtares kosovare që prej pranimit në UEFA në FIFA.
Pesë gjërat që tregojnë se ky grup lojtarësh ka të ardhme të ndritur para vetes janë si vijon:
1. Fitorja e parë në një kompeticion zyrtar
2. Gjashtë ndeshje radhazi pa humbje
3. Pesë ndeshje radhazi pa pranuar gol
4. Paraqitje bindëse
5. Lider i grupit përkatës./IndeksOnline/