23:41 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pesë të vdekur nga të shtënat në redaksinë e një gazete

Të shtënat që ndodhën sot në redaksinë e një gazete në Anapolis, kryeqyteti i shtetit të Merilendit në SHBA, shkaktuan vdekjen e pesë personave dhe mbeten shumë të plagosur rëndë, njoftoi policia.

“Në dijeninë tonë ka pesë të vdekur. Ka persona të tjerë që janë të plagosur rëndë”, njoftoi për median Bill Krampf, shefi i përkohshëm i policisë lokale, raporton ATSH.

Një i dyshuar është arrestuar nga policia, njoftuan gjithashtu autoritetet.

Sipas kanalit televiziv amerikan CBS, bëhet fjalë për një djalë të bardhë rreth 20 vjeç

Temat: