15:04 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Pesë zyrtarë të burgjeve dhe një shëndetësorë preken nga koronavirusi

Pesë zyrtarë korrektues dhe një punonjëse shëndetësore e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, janë infektuar me koronavirus.

Mirëpo Shërbimi Korrektues bën të ditur se rastet janë identifikuar me 31 mars.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK-së:

Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron për opinionin publik se mbas raportimit të sotëm neper media për gjashtë punonjësit e SHKK-së të infektuar me Covid 19 , SHKK njofton se pesë zyrtarët korrektues dhe një punonjës shëndetësor të prekur nga Covid 19, janë rastet të cilat janë identifikuar me 31 mars 2020.

Të njëjtit janë punonjës të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë dhe si mbas rekomandimeve të IKSHPK-së, të njëjtit janë në vet karantinë.