19:12 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Peshkaqeni i afrohet 6-vjeçares në plazhin e Hawaiit

Një nënë që ishte duke e xhiruar vajzën e saj 6-vjeçare duke luajtur në dallgët e një plazhi në Hawaii, kapi momentin kur vogëlushja u ndoq nga një peshkaqen.

Sheri Gouveia tha se papritmas vajza vrapoi dhe doli nga uji, duke bërtitur se kishte parë një peshkaqen.

“Në kohën kur ajo doli nga uji, ishte e tmerruar”, tha Houveia për KHON-TV. “Unë thash ‘o Zot’, dhe vrapova drejt ujit, por nuk e pash. Nuk e kuptova që në të vërtetë ishte peshkaqeni. Kjo është ajo që më tronditi”.

Gouveia më pas shqyrtoi videopamjet e saj dhe zbuloi se një peshkaqen kishte ardhur me të vërtetë shumë afër vajzës së saj.

“Unë e pash një peshkaqen. Nuk e vura re se ai ishte pas shpinës sime. Kështu që doja me ngulm që të ikja nga aty. Isha vërtetë shumë e frikësuar”, deklaroi vajza.

Ekspertët e rishikuan videon dhe thanë se duket të jetë një peshkaqen i zi, një specie e njohur për të gjuajtur peshqit në ujërat e cekëta, duke shtuar se vajza nuk ishte në rrezik nga ky peshkaqen.