15:21 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Peshku ndikon në rritjen e nivelit të inteligjencës tek fëmijët dhe gjumin e mirë

Fëmijët të cilët hanë peshk vetëm një herë në javë kanë nivel më të lartë të inteligjencës, dhe flenë më mirë kanë treguar studime të reja.

Konsumimi i ushqimeve të detit të paktën një herë në shtatë ditë, ndikon në nivelin e inteligjencës tek fëmijët duke rritur atë për 4.8 pikë në dallim prej atyre që nuk hanë asnjëherë, kanë thënë disa studime, transmeton Indeksonline.

Përdorimi i peshkut çdo javë gjithashtu bën që fëmijët të kenë më pak gjasa të zgjohen gjatë natës, të jenë të lodhur gjatë ditës dhe të refuzojnë të shkojnë në shtrat, kanë shtuar këto studime.

Autori i këtij studimi, profesor Adrian Raine nga Universiteti i Pensilvanisë ka thënë: “Peshku provon një gjumë të mirë”./Indeksonline/